Dalin pamjet e të shtënave me armë zjarri në Gjilan

Dalin pamjet e të shtënave me armë zjarri në Gjilan

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në  lagjen “Dardania 1”në qytetin e Gjilan.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, këto të shtëna janë dëgjuar në një fitnes të quajtur “Parajsa” ndërsa thuhet se nga një audi ngjyrë të zezë, është shtënë me armë zjarri.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur dhe arsyet e kësaj ngjarje. Insajderi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm.

Për detaje të reja Insajderi do të ju informojë me kohë. /Insajderi.com/