Dalin pamjet – Kështu po kontrollohen pasagjerët për koronavirusin

Dalin pamjet – Kështu po kontrollohen pasagjerët për koronavirusin

Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të koronavirusit janë shtuar masat e kontrollit në pikat hyrëse, porte, aeroporte dhe pikat e kalimit kufitar.

Pasagjeret ne Rinas, siç mund t’i shihni edhe në këto foto te shkrepura nga LSA u nënshtrohen kontrollit që nga matja e temperatures, ndërkohe që personeli shfaqet me maskat mbrojtëse në fytyrë. Me maska mund të shihje sot edhe disa prej pasagjereve.

Në një konference per mediat mëngjesin e sotëm, ministrja e Shëndetësisë theksoi se: 

“Shqipëria nuk ka asnjë rast te konfirmuar. Ju keni informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku gjashtë raste që janë analizuar kanë rezultuar negative. Kemi dyfishuar masat në pikat kufitare. Në aeroportin e Rinasit, në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku vetëm dje kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar ku futet edhe Italia”.

koronavirus-rinas
koronavirus-rinas1
koronavirus-rinas2
koronavirus-rinas3
koronavirus-rinas4
koronavirus-rinas5