Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Suharekë ku vdiqën pesë persona (Foto)

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Suharekë ku vdiqën pesë persona (Foto)

Dalin fotografitë e para të aksidentit që ndodhi pas mesditës në magjistralen Suharekë – Duhel, ku humbën jetën e pesë personave, tre prej të cilëve janë fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pese persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se “vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”.

Zëdhënësi Berisha ka thënë se “aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”./Insajderi.com