
Me tensione është shënuar sot procesi i brendshëm zgjedhor në nëndegën e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë të Epërme të Skenderajt.
Kuvendi atje më pas është ndërprerë, për të vazhduar në një ditë tjetër.
Tensione atje janë shkaktuar nga përkrahësit e Bekim Jasharit, kryetar i Komunës së Skenderajt.
E, kryetari i të rinjve në degën e PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha, ka folur për Insajderin rreth përleshjes fizike që u raportua të ketë ndodhur sot.
Berisha ka mohuar se ka pasur përleshje fizike, duke thënë se janë shkëmbyer vetëm ofendime.
Pamjet lëvizëse, nga vendi i ngjarjes, shfaqin momentin e tensioneve gjatë zhvillimit të procesit të brendshëm zgjedhor atje, shkruan express./ Insajderi.com