Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka publikuar në internet rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën sot në Maqedoni.

VMRO-DPMNE, që udhëhiqet nga Nikolla Gruevski, po prin ndaj LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev.
Siç raporton portali Telegrafi nga Maqedonia, Bashkimi Demokratik për Integrim, i Ali Ahmetit, është duke kryesuar sa i përket partive shqiptare.
Pas BDI-së, vjen partia tjetër shqiptare, Rilindja me Besë, e cila ka arritur të fitojë 10.691 vota.
Nga 34.39% vendvotime të numëruara:
VMRO-DPMNE ka 113.872 vota,
LSDM ka 100.176 vota,
BDI ka 18.581 vota,
Rilindje me Besë 10.691 vota,
PDSH 6.380 vota,
Aleanca për Shqiptarët ka 7.529 vota,
E Majta ka 2002 vota. /Insajderi.com