Dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoni

Dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në ueb-faqen e vet ka dalë me rezultate përfundimtare për ditën e djeshme të zgjedhjeve në Maqedoni.

Në bazë të këtij rezultati del se partia VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka dalë fituese me 38.06 për qind, e ndjekur nga LSDM e Zoran Zaiev me rezultat shumë të ngushtë 36.69 për qind.

Këto janë rezultatet:

OBRM-PDUKM 452.709 vota (38.06%)

PDSH 31.017 vota (2,61%)

BDI 86.812 vota (7,30%)

LSDM 436.469 vota (36,69%)

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 10.083 vota (0.85%) vota

PPD 1.142 vota (0,10%)

Aleanca për Shqiptarët 35.091 vota (2,95%)

Partia Liberale 3.840 vota (0,32%)

OBRM-Për Maqedoni 24.449 vota (2,06%)

Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%)

E Majta ka 12.119 vota (1,02%)

Kujtojmë se në Maqedoni dje votuan 1 milionë e 189.481 votues ose 66.88%./telegrafi.

rezultati-perfundimtar-i-zgjedhjeve-te-11-dhjetorit