Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencave të Kosovës, ka konfirmuar se mësimdhënësve i kanë dalë shtesat prej 100 eurosh, njofton Insajderi.
Kjo pasi që nga SBASHK ishte një shumë parash e shumë kërkuar për mësimdhënësit.
“Sot janë ekzekutuar pagat e muajit shkurt 2021 e së bashku me të edhe shtesa në shumën bruto 100 euro për këtë muaj, e cila shtesë pas ndalesës të kontributit pensional 5% (5 euro) si dhe pagesës së tatimit të pagës 10% (9.5 euro), shtesa neto është 85.5 euro”, ka bërë të ditur Ymeri përmes një statusi në Facebook.
Ndërsa, muajin që lëmë pas qeveria në detyrë ka marrë vendim që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në pagë, e cila tashmë ka filluar të ekzekutohet. /Insajderi.com