Dallimet e natalitetit mes Kosovës dhe Serbisë

Dallimet e natalitetit mes Kosovës dhe Serbisë

Sipas raportit të publikuar sot nga Enti Statistikor i Serbisë, në këtë vend fqinj vjet lindën 64.894 foshnje, ndërsa vdiqën 103.722 persona. Serbia, sipas këtij burimi, ka 7 020 858 banorë. Për këtë arsye Qeveria e Serbisë ka bërë ndryshime ligjore për të nxitur shkallën e lindjeve, derisa vetë presidenti Aleksandër Vuçiq ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e tkurrjes së popullsisë.

Por si qëndron puna me natalitetin dhe mortalitetin në Kosovë. Enti i Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e fundit për vitin 2017.

Sipas “Vlerësimit të popullsisë për vitin 2016” numri i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2016 është vlerësuar gjithsej 1,783,531 banorë rezident numër i cili është marrur si e dhënë bazike për të vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2017.

Sipas të dhënave nga baza e shënimeve të ASK-së numri i lindjeve të gjalla (të regjistruara) për vitin 2017 ishte gjithsej 30,275 lindje të gjalla.

Ndërsa bazuar në të dhënat nga baza e shënimeve të ASK, numri i vdekjeve (të regjistruara) për vitin 2017, ishte gjithsej 9,670 vdekje prej tyre me vendbanimin rezident në Kosovë ishin 9,619 raste të vdekjeve.

Sipas ASK-së, popullsia e Kosovës gjatë vitit 2017 është rritur për 20,406 banorë me një rritje vjetore prej 1.13%.