Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pritet që edhe për një kohë të jetë në krye të kësaj zyre, derisa të arrihet një marrëvehsje për ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Favorit për “pasardhësin” e tij në këtë pozitë është Petar Petkoviq, aktualisht ndihmës i Gjuriqit në këtë zyre, thanë burime jozyrtare nga skena politike serbe për Danas, transmeton Insajderi.
Ata gjithashtu thanë se Vuçiq vendosi që Gjuriqi të ishte përfaqësuesi më i lartë diplomatik i këtij vendi në Uashington “sepse ai ka shumë besim tek ai”.
Petar Petkoviq ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur Vojisllav Koshtunica drejtoi atë parti.
Ai u largua nga DSS në tetor 2014, vetëm një ditë pasi Koshtunica e bëri atë.
Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën që nga prilli i vitit 2016. /Insajderi.com