Dardan Gashi deklarohet në cilësinë e ndërmjetësuesit të PAN-it

Dardan Gashi deklarohet në cilësinë e ndërmjetësuesit të PAN-it

Dardan Gashi, ndërmjetësues dhe njëherit mik i familjes Rugova, ishte i pranishëm në takimin mes kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, dhe familjes Rugova, konkretisht deputetes së kësaj familje nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.

Në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se së shpejti Teuta Rugova do të dalë me një deklaratë lidhur me këtë takim.

“Zoti Haradinaj ka lëshuar një deklaratë për këtë takim, edhe Teuta së shpejti do të dalë me një deklaratë kështu që prisni”, ka thënë Gashi, pa dashur të japë më shumë detaje.

Gazetari Dardan Gashi ishte anëtar i AKR-së dhe ish-Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Hashim Thaçit. Së fundmi është shfaqur më shumë si analist politik në televizione.