Të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O. në Ferizaj, Dardan Kriqeva, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka edhe është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Insajderi.com.
I njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dardan Krivaqa po dyshohet për vrasjen e rëndë të tani të ndjerës, M.O.
Krivaqa i cili është në ndalim prej 48 orësh pritej të dilte sot para gjykatës, duke mos pritur fare deri të enjten.
Krivaqa është arrestuar gjatë së martës nga Policia e Kosovës në një fshat të Ferizajt, pasi dy ditësh endje në arrati.
Ai së bashku me një person tjetër, A.S., mëngjësin e së dielës, kishin dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt një 18-vjeçare pa shenja jete.
Të dyshuarit tjetër, A.S., i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”. /Insajderi.com