Dardan Molliqaj: Dikush i gëzohet gjykatës speciale, në veçanti Vetëvendosja

Dardan Molliqaj: Dikush i gëzohet gjykatës speciale, në veçanti Vetëvendosja

Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se “dikush në Kosovë po i gëzohet gjykatës speciale, jo pse kjo kategori është pro Serbisë, por për poena politik”, njofton Insajderi.

Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini i pyetur se për kë e ka fjalën? Molliqaj e ka përmendur subjektin e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe në veçanti Albin Kurtin.

Molliqaj më pas rreth kësaj çështje ka thëne se “Kurti pas 6 tetorit, e kanë thënë publikisht, se Gjykata Speciale nuk po vepron dhe se ai ka qene I gatshëm ti takojë përfaqësuesit e asaj gjykate për të parë deri ku kanë arritur me punën”.

Molliqaj ka shtuar se “diskursi i ndjekur i Albin Kurtit rreth kësaj çështje e ka shndërruar atë në dëshmitarë, prandaj edhe e kam ftuar që të shkojë dhe të dëshmojë”.

Lidhur me atë se edhe kush tjetër po i gëzohet Gjykatës Speciale, Molliqaj ka thënë se edhe Bashkësia Ndërkombëtare është ë ndarë në dysh dhe perëndimi evropian dallon nga ai perëndimi amerikan.