Dardan Molliqaj kërkon zgjedhje të reja

Dardan Molliqaj kërkon zgjedhje të reja

“Më e arsyeshmja pas krejt këtyre që kanë ndodhë besoj që do të ishin zgjedhjet”, kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj derisa ka komentuar zhvillimet politike në vend, rrjedhimisht bisedimet mes VV-së dhe LDK-së rreth arritjes së koalicionit qeverisës, shkruan Insajderi. 

Sipas tij, këto dy parti e kanë dëshmuar se nuk mund të arrijnë një koalicion të shpresës por vetëm të zorit, prandaj sipas tij, zgjedhjet e reja janë alternativa më e mirë.

“Më e arsyeshmja pas krejt këtyre që kanë ndodhë besoj që do të ishin zgjedhjet. Sepse në këtë situatë pa zgjedhje, çfarë do veprimi do të jetë harrnim, jo vetëm mes këtyre subjekteve por edhe një koalicion tjetër pa LVV-në, për bindjen tonë si PSD do të ishe i padrejtë dhe jo i dobishëm për Kosovën. Pas këtyre zhvillimeve që dy partitë politike thanë se do të bëjnë ndryshimin në Kosovë e shpërfaqën që nuk mund të bëjnë më ndryshime. Mendoj që është mirë t’i kthehemi elektoratit”, ka thënë Molliqaj në rtv Dukagjini, përcjell Insajderi.