Dardan Molliqaj tregon arsyen përse VV dhe LDK nuk po guxojnë ta rrëzojnë Qeverinë

Dardan Molliqaj tregon arsyen përse VV dhe LDK nuk po guxojnë ta rrëzojnë Qeverinë

Dardan Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po guxojnë ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj për shkak të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Molliqaj në studio të Klan Kosovës ka thënë se këto dy parti politike nuk po kenë guxim të marrin iniciativë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Sipas Molliqaj këto dy parti kanë synim të marrin merita në lidhje me çështjen e dialogut.

“Nuk guxojnë të nisin mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Qasja e tyre është të kryejnë këta dialogun ne po ofendojmë prej këtu, nëse del keq ne marrim merita pastaj”, ka thënë Molliqaj.

Kujtojmë që muaj më parë ishte miratuar kërkesa e PSD-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Aty në krye të dialogut është vënë Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, lideri i PSD-së./Insajderi.com