Akuza të lexohet drejt

Dardan Sejdiu: Kjo është goditje e UÇK-së, jo goditje e keqqeverisjeve të pasluftës

Ish anëtari i PSD-së, Dardan Sejdiuka komentuar rreth akuzave të Gjykatës Speciale në drejtim të Thaçit dhe Veselit. Ai ka një porosi për qytetarët.

Dardan Sejdiu: Kjo është goditje e UÇK-së, jo goditje e keqqeverisjeve të pasluftës

Në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar edhe Dardan Sejdiu. Ai thotë se “kjo akuzë ndaj Thaçit dhe Veselit duhet të lexohet si goditje ndaj UÇK-së e jo si goditje ndaj keqqeverisjeve të pasluftës”, njofton Insajderi.

 

“Sot u godit UÇK, nuk u godit keqqeverisja e pasluftës!

Sot u goditën gjithë gratë e burrat që u drejtuan, kur gjithë ishim strukur, dhe kapën pushkën për liri!

Sot u sulmua Kosova e 17 Shkurtit dhe historia e lirisë dhe pavarësisë së kësaj republike”. /Insajderi.com