Dardan Sejdiu thumbon Avdullah Hotin me Kadri Veselin

Dardan Sejdiu thumbon Avdullah Hotin me Kadri Veselin

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate i është kundërpërgjigjur akuzave të Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë Hoti nuk mund ta maskojë partneritetin me Kadri Veselin si dhe paaftësinë e tij për ta sfiduar.

Ka thënë se nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë ia ka dhënë Hotit tash e sa kohë, por sipas tij gatishmëria e PSD-së nuk e bënë me efikas Avdullah Hotin.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate.

Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit.

Nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.

Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin.