Shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë është brengosëse që ekonomia reduktohet në infrastrukturë dhe se ajo infrastrukturë reduktohet në asfalt, nd" />

Dardan Sejdiu tregon vërejtjet e PSD-së për buxhetin e vitit 2019

Dardan Sejdiu tregon vërejtjet e PSD-së për buxhetin e vitit 2019

Shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë është brengosëse që ekonomia reduktohet në infrastrukturë dhe se ajo infrastrukturë reduktohet në asfalt, ndërsa beteja kundër deficitit tregtar nuk shihet se luftohet me ndonjë mekanizëm të paraqitur në buxhet.

Ai ka thënë se do të duhet të fokusohen në ndërtime të fabrikave për të rritur burimet e të hyrave përmes tatimeve dhe duke zhvilluar ekonominë e vendit dhe ulur deficitin tregtar, raporton Koha Ditore.

“465 milionë euro, apo mbi 20 për qind e buxhetit shkon vetëm për një ministri. Po kjo ministri e ka një shkronjë tepër, atë të punës, sepse ajo nuk merret me këtë. Por, kjo nuk po merret as me mirëqenie, por është thjeshtë një mirëmbajtje e një strukture të madhe të njerëzve që marrin një buxhet të madh të shtetit për t’i mbajtur akomoduar njerëzit partiak”, ka theksuar Sejdiu.

Ai ka thënë se ky buxhet sipas PSD-së është një buxhet që vazhdon atë avazin e vjetër të trajtimit dhe akomodimit të nevojave të Qeverive.