Data dhe ora kur qeveria e Kurtit do të hidhet për votim në Kuvend

Data dhe ora kur qeveria e Kurtit do të hidhet për votim në Kuvend

Me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të mandatuarit për formimin e qeverisë, Albin Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesët në orën 09:00 për ta caktuar seancën plenare për votimin e përbërjes së qeverisë.

Sipas kërkesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për Kryesinë e Kuvendit, seanca ku pritet të vihet në votim qeveria Kurti do të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00.

Ndërkohë, Kurtit i kanë mbetur edhe katër ditë për krijimin e qeverisë. I mandatuari për kryeminsitër ende nuk ka arritur të merret vesh me Isa Mustafën për koalicionin bashkëqeverisës.