Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështetë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.
Daut Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, tha se AAK i ka dhënë nënshkrimet për këtë seancë.
Ai po ashtu përshëndeti vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ta përkrahur këtë projektligj, nga pozicioni opozitar.
“Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dhënë nënshkrimet për këtë seancë të jashtëzakonshme me bindjen se po shqyrtojmë një çështje më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e jo për qeverinë. I bie që edhe 600 milionë euro të buxhetit të Kosovës, trustit penzional, do të kalojnë direkt tek qytetarët e Kosovës. Kjo është një e arritur, dhe publikisht e përgëzoj Partinë Demokratike të Kosovës që ka gjetur vullnetin për kalimin e këtij Ligji”, tha Haradinaj. /Insajderi.com