Daut Haradinaj: Albin Kurti është takuar fshehurazi me qeverinë e Serbisë

Daut Haradinaj: Albin Kurti është takuar fshehurazi me qeverinë e Serbisë

Daut Haradinaj ka hedhur akuza në drejtim të Albin Kurtit, se ky i fundit ka pasur takime të fshehta me qeverinë e Serbisë, raporton Insajderi.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë në emisionin “Rubiko”, në Klan Kosova.

Kur është pyetur për më shumë detaje, ai ka thënë se këto detaje i posedon Agjenisioni Kosovar i Intelegjencës(AKI), por pas insistimit të moderatorit për të dhënë më shumë detaje, ai e ka “zbutur” pak akuzën e tij, duke thënë se individë të qeverisë Kurti, janë takuar me ata të qeverisë së Aleksandër Vuçiq.

Më pas Haradinaj ka përmendur edhe takimin e Kurtit me Bernabiq, në Samitin e Berzhit në Londër, takim ky që ka qenë zyrtarë dhe i ditur për të gjithë.

Deputeti i AAK-së gjithashtu ka vazhduar duke akuzuar Kurtin, për pranimin e 1000 testeve nga Serbia, duke thënë se “për 27 mijë euro vlerë, e kemi bërë Serbinë të duket humane dhe e kemi përmirësuar imazhin e saj në botë”./Insajderi.com.