Daut Haradinaj apo Adrian Gjini, kryetar i AAK-së?

Daut Haradinaj apo Adrian Gjini, kryetar i AAK-së?

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

Haradinaj thotë se ai do ta mbaj udhëheqjen e AAK-së në Deçan, madje paralajmëroi se ndoshta do të heqë dorë edhe nga pozita e deputetit.

Ai i pyetur se a do të bëhet i pari i kësaj partie kryetari aktual i komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, Haradinaj tha se Gjinin e vlerëson shumë AAK por nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i tij për një gjë të tillë.

Ai shtoi se nuk e di se a do të jetë Gjini pjesë e listës për kryetar.

“Adrian Gjini është njëri prej profileve më serioze, nuk ka dilemë se AAK mburret me të, por se a do të jetë pjesë e garës nuk dihet, por për mua do ishte garë interesantë nëse do hynte në garë”, tha ai.

“Është njëri ndër vlerat më të mëdha të AAK-së”, shtoi ai.