Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është deklaruar përsëri kundër prekjes së kufijve të vendit në kuadër të " />

Daut Haradinaj ka një porosi për Thaçin në lidhje me korrigjimin e kufijve

Daut Haradinaj ka një porosi për Thaçin në lidhje me korrigjimin e kufijve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është deklaruar përsëri kundër prekjes së kufijve të vendit në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare paqësore me Serbinë.

Haradinaj ka thënë në televizionin T7, se beson se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të tërhiqet nga ideja e tij për “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

“Presidenti s’do të dalë kundër vullnetit të shumicës në Kosovë”, është shprehur ai.

“Nuk do të duhej të ishte jashtë kësaj vije”, ka deklaruar Haradinaj.

“Vullneti i qytetarëve është kundër lëvizjes së kufijve”, ka theksuar deputeti i AAK’së.

“Presidenti do ta shohë realitetin dhe s’do t’i hyjë këso eksperimenteve”, ka shtuar ai.