Daut Haradinaj: Kemi 109 kandidatë për kryeminsitra

Daut Haradinaj: Kemi 109 kandidatë për kryeminsitra

Funksionari i lartë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të garojë me 109 kandidatë për kryeministra në këto zgjedhje.

“I kemi 109 kandidatë për kryeministra”, befasoi Haradinaj.

Kjo, pasi Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës, por kandidat për president të Kosovës.

Tutje Haradnaj gjatë një interviste në TV, tha se synojnë të kenë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Synojmë t’i kemi 20 deputetë në Kuvend”, tha ai. /Insajderi.com