Daut Haradinaj nis fushatën për zgjedhjet lokale, premton spital rajonal në Prishtinë

Daut Haradinaj nis fushatën për zgjedhjet lokale, premton spital rajonal në Prishtinë

Pretendenti për kryetar i Komunës së Prishtinës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, veçse ka nisur fushatën e tij elektorale me premtime për ndërtimin e një spitali rajonal, njofton Insajderi.

Edhe pse knë mbetur rreth gjashtë muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale në Kosovë, kandidati i mundshëm i AAK-së që po synon Prishtinën, ka thënë se në rast se fiton kjo parti në këtë komunë, një spital rajonal do të ndërtohet në fshatin Llukar, në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milion banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë. Për këtë arsye, jam munduar të marr opinione nga shumë ekspertë dhe njerëz që kanë mbajtur përgjegjësi nëpër institucione shëndetësore, ku po thuajse të gjithë janë të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Në fund, Haradinaj ka dhënë tri arsye përse e ka menduar këtë lokacion për spital rajonal.

Sipas tij, prona është lehtësisht e shfrytëzuese, klima e ajri i pastër që ka zona janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut e se Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet është lehtësisht e qasshme. /Insajderi.com