Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka prezantuar sloganin e titulluar #epara Prishtina, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë garën për kryeqytetin.
Ai me tej, ka publikuar disa dizajnë, ku sipas tij me to do të identifikohet Prishtina si shtëpi e të gjithëve.
“Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com