Daut Haradinaj thotë se një fshat i tërë i është bashkuar AAK-së

Daut Haradinaj thotë se një fshat i tërë i është bashkuar AAK-së

Kryesia e AAK-së, sonte është pritur në fshatin Maxharaj, në konkaun e Fazli Kastratit.

Deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, nga sot ky fshat do jetë AAK sepse kjo frymë e mbështetjes e meriton respektin më të madh.

Postimi i plotë i Haradinjat:

Sonte në fshatin Maxharaj në konakun e Fazli Kastratit që e kisha paralajmëruar, u pritem nga i madh e i vogël.

Nga sot ky fshat do jetë AAK.

Kjo frymë e mbështetjës e meriton respektin më të madh.

Këta njerëz bujarë qe sot na u bashkuan dhe atyre që do na bashkohen në ditët në vijim, ju premtuam që do rrugëtojmë bashkë në të mirën e përbashkët.

Falemnderit fshatit Maxharraj dhe Fazli Kastratit.

Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i pa nënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.