Daut Haradinaj ua uron Vitin e Ri bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë

Daut Haradinaj ua uron Vitin e Ri bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se urimi shkon veçmas për miqtë e tij që ndodhen në Hagë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati dhe Sali Mustafa-Cali.

Haradinaj ka shprehur bindjen e plotë se ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin trimfues nga kjo gjykatë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,  Po e mbyllim një vit aspak të lehtë por të bindur se viti që po vjen të na gjejë të bashkuar dhe të vendosur për një shtet të fortë për të gjithë”.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës ky Vit i Ri. Veçmas, urimi shkon për miqtë e mi që sot nuk janë në Kosovë, me bindje të plotë që do të dalim triumfiues; Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj, Jakup Krasniqi, Hysni Ngucati dhe Sali Mustafa-Cali. Gëzuar!”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com