"Nuk fshihet e vërteta"

Daut Haradinaj: UÇK-ja është transparente, s’ka çka fshehë në arkiva

Daut Haradinaj: UÇK-ja është transparente, s’ka çka fshehë në arkiva

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me kërkesën e palës serbe, e cila ka kërkuar në takimin e Brukselit nga kryeministri Avdullah Hoti, që të ketë qasje në arkivat e UÇK-së për ti zbardhur krimet e supozuara që janë kryer nga UÇK-ja, njofton Insajderi.

Deputeti Haradinaj ka thënë se “UÇK-ja është transparente dhe s’ka çka fesh në arkiva. Aty ndodhet vetëm e vërteta e luftës tonë çlirimtare”

Sipas Haradinajt “autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror millosheviqian”.

Kujtojmë se në takimin e Brukselit, një nga temat e ngritura është edhe çështja e të pagjeturve nga lufta e fundit e viteve 1998/99./Insajderi.com