Në Kazermën “Adem Jashari”, kanë diplomuar 15 kadetë të rinj të FSK-së, gjenerata 2020.
Mes të diplomuarve të rinj, është edhe Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar diplomimin Luanit.
“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”, ka shkruar Haradinaj.
Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, prezent ishin shumë personalitete të ndryshme publike.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka kërkuar nga oficerët e rinj që t’i përmbahen kodit dhe ta ruajnë nderin e Ushtrisë së Kosovës./Insajderi.com