Dean Pineles: Samiti i Kosovës dhe Serbisë në Shtëpi të Bardhë

Eksperti për Ballkanin Perëndimor Dean Pineles ka deklaruar se Uashingtoni mund ta organizojë në vjeshtë një takim me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe Serbisë.

Dean Pineles: Samiti i Kosovës dhe Serbisë në Shtëpi të Bardhë

Ai në një tekst të cilin e ka shkruar për European Western Balkans, është shprehur se presidenti amerikan Donald Trump mund ta organizojë një samit me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të ngjashëm me atë të cilin e organizoi ish presidenti i SHBA Jimmy Carter në vitin 1978. Atëbotë u arrit marrëveshja historike në mes të Egjiptit dhe Izraelit.

Pineles si kusht për thirrje të një samiti të tillë sheh ndalimin e Serbisë të lobojë për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës si dhe heqjen e taksave doganore nga ana e Kosovës për prodhimet e Serbisë./Insajderi.com.