Një deputet i ashpër është zhvilluar në mes deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetit të LVV-së, Salih Zyba.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka replikuar me deputetin e Lëivjes Vetëvendosje, Salih Zyba gjatë mbajtjes së seancës për menaxhimin e pandemisë, ku Krasniqi i tha Zybës se nga ti nuk frikësohet as lehpuri.
“Prej teje nuk frikësohet as lehpuri”, tha Krasniqi në replikë.
Përpos kësaj, Krasniqi tha se Zyba nuk e di çfarë jane dorëzat dhe se edhe kolegët e tij qeshen me të.
Reagimi i Krasniqit erdhi pas replikave të Zybës me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë seancë u diskutua Ligji anti-COVID i propozuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. /Insajderi.com/