
Një përplasje verbal ka ndodhur në seancën e sotme plenare midis nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njofton Insajderi.
E gjithë kjo situatë u krijua pasi Qeveria ka dashur ta fus në rend dite shqyrtimin e rekomandimit për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Opozita njëzëri e ka kundërshtuar këtë duke e quajtur veprim të ngutur.
Pasi është diskutuar nga opozita e pozita, Bogujevci dhe Gashi kanë pasur një diskutim me mikrofona të fikur.
Krejt çka është mundur të kuptohet është insistimi i Bogujevcit, e cila disa herë i ka kërkuar Gashit të ulet në vendin e tij, madje bazuar në mimikat e shprehura, duket se ka pasur një diskutim me tension midis këtyre dy deputetëve. /Insajderi.com