
Një debat publik është paralajmëruar për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhës Prishtinë-Merdare, njofton Insajderi.
Ky debat pritet të mbahet nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati ka të bëjë për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhës Prishtinë-Merdare.
I gjithë debati do të mbahet sot në objektin e komunës së Podujevës, duke filluar nga ora 11:30. /Insajderi.com