Debatit të ashpër mes dy deputeteve i bashkëngjitet njëri prej bashkëshortëve

Debatit të ashpër mes dy deputeteve i bashkëngjitet njëri prej bashkëshortëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, ishte pjesë e një debati në televizionin publik. Menjëherë pas transmetimit të tij, deputetja në profilin e saj në Facebook, ka publikuar një mesazh që ajo ka marrë nga Alban Kransniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“Pas emisionit “Debat” në RTK, sot më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Kanosja e tij ka të bëj edhe me mentalitetin diktatorial të subjektit politik të tij”, ka shkruar Deliu.

Ndërsa mesazhi i Alban Krasniqit dërguar Deliut, kishte këtë përmbajtje:

Më tej, deputetja e PDK’së ka shkruar se do t’i bëjë kallëzim penal penal për kanosje dhe padi për shpifje bashkëshortit të Haxhiut, pasi që siç thotë Deliu, ajo dhe kolegët e saj kanë punuar për vendin.

“Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe në shtetin ligjor i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga kanosjet dhe shpifjet e tilla që vijnë nga dhunuesit e institucioneve dhe që tash sulmin duan ta bartin edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.