Pas dëbimit të diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska, nga kabineti i presidentit të vendit fqinj, Stevo Pendarovski, thonë se presidenti shpreh keqardhje për vendimin e këtillë " />

Dëbimi i diplomatit nga Rusia, reagon qeveria dhe presidenca e Maqedonisë së Veriut

Dëbimi i diplomatit nga Rusia, reagon qeveria dhe presidenca e Maqedonisë së Veriut

Pas dëbimit të diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska, nga kabineti i presidentit të vendit fqinj, Stevo Pendarovski, thonë se presidenti shpreh keqardhje për vendimin e këtillë të Federatës së Rusisë.

Po ashtu thonë se Maqedonia e Veriut mbetet e interesuar për të bashkëpunuar me Moskën, njofton Insjaderi.

“Presidenti Stevo Pendarovski shpeh keqardhje për vendimin për përzënien e diplomatit të Maqedonisë nga Moska. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale me Federatën e Rusisë në bazë të barazisë dhe respektimit të përbashkët. Kabineti i presidentit Pendarovski nuk ka pasur kontakt me Ambasadën e Rusisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut presin që të dy vendet të tejkalojnë situatën e krijuar diplomatike gjatë javëve të fundit.

“Rastin me dëbimin e diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska e vlerësojmë si incident politiko diplomatik. Presim që të tejkalohet në frymën e marrëdhënieve të mira e tradicionale mes dy vendeve”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Pasi në muajin maj, Ministria e Jashtme maqedonase shpalli person “Non Grata” një diplomat të ambasadës ruse, Qeveria e Rusisë u kundërpërgjigj duke dëbuar një diplomat të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë. Insajderi.com