Dëbohen dy shqiptarë nga Gjermania, me pasaporta italiane false

Dëbohen dy shqiptarë nga Gjermania, me pasaporta italiane false

Njëri prej tyre pasaportën e vet italiane ka thënë se e ka gjetur në rrugë, në Venedik, e tjetri, në Milano,

Italia duket se nuk është vetëm vendi ku lulëzojnë limonët por edhe vendi ku në rrugë mund të gjesh dokumente identifikimi, shkruan süddeutsche Zeitung.

Kështu së paku kanë pohuar dy shqiptarë të rinj të cilët janë ndaluar në Aeroportin e Munihut të shtunën me dokumente të falsifikuara.

Ata janë kapur nga policia federale dhe janë penguar të fluturojnë, transmeton albinfo.ch.

Njëri prej tyre donte të shkonte në Kanada ndërsa pasaportën e vet italiane ka thënë se e ka gjetur thjesht rrugës, në Venedik. Ndërsa tjetri ishte nisur për në Britani të Madhe. Edhe ky po ashtu e kishte gjetur pasaportën në Itali, por jo në Venedik veçse në Milano.

Duke i ballafaquar me gënjeshtrën, policia i ka dëbuar ata në vendin e prejardhjes. Jo në Itali por në Shqipëri.