Dëboi nga shtëpia gruan dhe djalin e tij, arrestohet i dyshuari

Dëboi nga shtëpia gruan dhe djalin e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dy ditë më parë në Suharekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, njofton Insajderi.

Policia njofton se i dyshuari nën ndikim të alkoolit kishte dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Suharekë , 24.02.2021 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com