
Në Deçan një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë gjatë një zënke që kishte pasur me një tjetër person.
Arma e të dyshuarit është konfiskuar nga Policia e Kosovës bashkë me 10 fishekë dhe një gëzhojë.
Nuk raportohet që të ketë pasur të lënduar.
Policia e Kosovës raporton se me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com/