Deçan: Arrestohet një person pasi ka shtënë me armë gjatë zënkës me një person

Deçan: Arrestohet një person pasi ka shtënë me armë gjatë zënkës me një person

Në Deçan një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë gjatë një zënke që kishte pasur me një tjetër person.

Arma e të dyshuarit është konfiskuar nga Policia e Kosovës bashkë me 10 fishekë dhe një gëzhojë.

Nuk raportohet që të ketë pasur të lënduar.

Policia e Kosovës raporton se me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com/