Deçan: Kthehen ahengjet – edhe armët nëpër to

Deçan: Kthehen ahengjet – edhe armët nëpër to

Përveç që është organizuar aheng, në kohë pandemie, gjithashtu është gjuajtur me armë.

Kështu ka ndodhur në fshatin Carrabreg i Ulët në komunën e Deçanit, dje, e shtunë në orën 16:30, njofton Insajderi.

Sipas policisë së Kosovë “nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47, një karikator i zbrazët dhe shtatë gëzhoja”.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar./Insajderi.com