
Një person nga Deçani ka kërcënuar fillimisht një vajzë e më pas edhe babanë e saj, njofton Insajderi.
Lajmi bëhet i ditur përmes raportit të policisë ku thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, por nuk jepet edhe ora.
Policia nuk ka bërë të ditura detajet e rastit dhe motivet përse ka ardhur deri tek kërcënimi.
Gjithsesi, pas kanosjes agresori me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com