Deçanasit akuzojnë kryetarin e Junikut, Agon Kuçi për privatizimin e një prone

Deçanasit akuzojnë kryetarin e Junikut, Agon Kuçi për privatizimin e një prone

E punuan për dekada me radhë ani se i takoi Erenikut.

Ndërsa tani kur Agjencioni Kosovar i Privatizimit vendosi ta privatizojë këtë tokë, që kapë rreth 53 hektarë, banorët e fshatit Drenoc të Deçanit i bënë bashkë 41.500 euro për ta blerë.

E në ditën kur aplikuan, ofertoi edhe dikush tjetër.

Oferta që sipas këtyre u dorëzua nga Kryetarit i Agron Kuqi është 106 mijë euro, andaj ua prishi hesapet banorëve të cilët nuk kanë ndonjë dokument të pronësisë së tokave që i punojnë.

Banorët ankohen se Kuqi po e blen tokën, meqenëse nëpër të do të kalojë autostrada e Dukagjinit, por kjo iu mohua Klanit nga zyrtarët komunal të Deçanit, të cilët tashmë i kanë hartat e trasesë. /Insajderi.com