Deçani nuk feston pa Ramush Haradinajn

Deçani nuk feston pa Ramush Haradinajn

Komuna e Deçanit nuk ka bërë asnjë organizim për të festuar përvjetorin e 9 të pavarësisë së Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i cili gjendet në paraburgim në Francë.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se qytetarët nuk kanë shprehur interesim ta festojnë këtë ditë, ndërsa Haradinaj po mbahet në Francë me fletëarrest të Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi menduar të bëjmë organizime të karakterit festiv sepse Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë. Dhe ne jemi të habitur sesi Franca po i pranon fletëarrestet e Serbisë”, është shprehur ai.

“Por ne jemi të bindur se ai do të kthehet në Kosovë dhe vetëm atëherë festa do të jetë e plotë. Ndjenja e njerëzve për ta festuar pavarësinë pa Ramushin nuk ka ekzistuar. Prandaj edhe kemi vendosur të mos kemi organizim”, ka thënë Selmanaj. /Insadjeri.com