Rast tragjik në Gllogjan të Deçanit ku një 20 vjeçare i dha fund jetës së saj.

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi në Gllogjan të Deçanit ku një 20 vjeçare, studente e Fakultetit Juridik dyshohet se kreu vetëvrasje.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka përshkruar rastin në fjalë për lajmi.net
“Mëngjesin e sotëm në ora 06:10, Policia e Kosovës është informuar për një rast, kur ka mbërritur e ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konfirmuar kujdestari i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Njësitet policore kompetente e kanë kryer vendshikimin, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Viktima është rreth femër rreth 20-vjeçare. Këto janë informacionet që ne i posedojmë deri më tani”, ka treguar Gashi.
Ende nuk dihen detajet për rastin në fjalë.