Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq janë në një panel së bashku për të folur për të " />

Deda dhe Gjuriq përplasen për dialogun në Beograd

Deda dhe Gjuriq përplasen për dialogun në Beograd

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq janë në një panel së bashku për të folur për të ardhmen e dialogut mes dy vendeve, në kaudër të Forumit të Sigurisë në Beograd.

Të dytë janë përplasur qysh në fillim të panelit kur është folur për qëndrimet diametralisht të kundërta për Kosovën, por kur Marko Gjuriq ka marrë fjalën për të folur për atë sesi Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë shtetin e Kosovës pa marrë diçka nga Kosova, ka reaguar deputeti Deda.

Sipas Dedës, është e pashpjegueshme sesi politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbijetojë me deklarime kontradiktore, teks është ndalur tek dialogu 7 vjeçar në Bruksel.

“Për 7 vite kemi dialoguar si tentim për të arritur një pajtim dhe nuk është arritur. Marrëveshjet as nuk janë përmbushur. Për çka kemi dialoguar?” ka thënë Deda në Forumin e Sigurisë në Beograd.

E Gjuriq i ka reaguar menjëherë Dedës duke e quajtur atë një politikan që po flet atë çfarë vetëm Prishtina po dëshiron ta dëgjojë.

“Më vjen keq nëse Iliri dëshiron të dëgjojë nga unë atë çfarë ai dëshiron të dëgjojë për Kosovën, por dua ti them se ai duhet të dëgjojë edhe atë se çfarë ndjejmë ne dhe argumentet tona”, ka thënë Gjuriq, raporton Insajderi.

Gjuriq në anën tjetër e ka mbrojtur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur si të shëndeteshëm sepse ka mbajtur gjallë paqen në rajon.
“Për këto 7 vite kemi tentuar që të mbajmë paqen mes vete. Kemi qenë duke e bërë për hir të së ardhmes, të njerësve tanë dhe të ardhmes së regjionit”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com