Deda: Duhet të përfundojë mentaliteti i kapjes së shtetit

Deda: Duhet të përfundojë mentaliteti i kapjes së shtetit

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë që koalicioni i Alternativës me LDK-në dhe AKR-në ka ardhur si rezultat i një planifikimi të gabuar të Kadri Veselit.

“Pas 18 vjetësh në Kosovë duhet të përfundojë mentaliteti për ata që e kanë kapur këtë shtet”, ka thënë Deda për Klan Kosovën.

Tani si pjesë e iniciativës Alternativa, thotë që ata kanë qenë pro një koalicioni që do ta përfshinte edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Deda tutje ka shtuar që për popullin është shumë e lehtë ta shoh drejtimit e secilit prej subjekteve, dhe se tani është shumë më lehtë ti jepet kahje shtetit.

“Populli kurrë ma lehtë nuk e ka pasur ta shohë kush me kënd është. Kurrë më lehtë nuk ka qenë t’i ipet kahje shtetit tonë”, ka thënë ai.

Deda ka thënë se gjithmonë ka qenë për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, duke shtuar i bindur që koalicioni i tij do të fitojë.

“Tash jemi pjesë e koalicionit që do t’i fitojë zgjedhjet me 11 qershor”, ka thënë ai. “Koha është që Kosova të bëjë progres të përshpejtuar”.