Deda e quan qeveri të asfaltit koalicionin PDK-LDK

Deda e quan qeveri të asfaltit koalicionin PDK-LDK

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur Ilir Deda, vitin 2016 e cilëson si më të rëndin që nga paslufta. Ndërsa dështimin që qytetarët e Kosovën të lëvizin pa viza ia ka atribuuar pushtetit aktual.

 

Deda në një intervistë për lajmi.net e akuzon Qeverinë se të gjithë sektorët në vend janë në gjendjen më të keqe, dhe se investimi sipas tij po bëhet me miliona vetëm në asfalt. Flet edhe për partinë e tij me Mimoza Kusarin. Thotë se njerëz me kredibilitet do t’i bashkohen subjektit “Alternativa”.

“Viti 2016 ishte viti më i rëndë në Kosovën e pasluftës, vit i karakterizuar me përkeqësim marramendës të gjendjes socioekonomike, degradimit të skajshëm politik dhe papjekurisë politike dhe vit i humbjes së mundësive për avancim të Kosovës dhe funksionalitetit të brendshëm”, ka thënë Deda. /Insajderi.com