Deda: Së shpejti, populli do ta ketë mundësinë t’i jap drejtim Kosovës

Deda: Së shpejti, populli do ta ketë mundësinë t’i jap drejtim Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, shkruan Insajderi.

Deda ka shkruar në Facebook se në rrafshin personal ndjenë keqardhje për situatën në të cilët gjendet Haradinaj.

“Dëshiroj që përballjen e radhës ta ketë me dinjitet dhe urtësi. Politikisht, kemi dallime shumë të mëdha për qeverisjen e PAN-it”, ka shkruar  Deda.

Ai ka potencuar se populli së shpejti do ta ketë mundësinë t’i jep drejtim Kosovës./Insajderi/