“Defender Europe 21” zbarkon në Tiranë

“Defender Europe 21” zbarkon në Tiranë

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” pas disa qytetesh, këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, përcjell Insajderi.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë Ambasadorja nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në këtë stërvitje ushtarake të cilësuar si më të madhen në Ballkanin Përendimor./Insajderi.com