Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren do ta mbështetë Anton Qunin për kryetar të kësaj partie.
Quni është kryetar i degës së LDK-së në Prizren dhe garon për të parin e partisë të themeluar nga Ibrahim Rugova.
“Të gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së”, thuhet në njoftimin e degës.
Përpos Qunit, garon edhe Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Por, kjo degë ka vendosur se kënd ta votojë si kryetar të LDK-së për dy vitet e ardhshme.
“Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe! Suksese”, përshkruhet Quni nga kjo degë. /Insajderi.com